Deputetja Rudina Hajdari e ka cilësuar paketën antishpifje të qeverisë si një goditje të qeverisë ndaj medias.

 

Në një deklaratë nga kryesia e Kuvnedit, Hajdari akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të mbysë të gjithë zërat që I dalin kundër.

 

“E kemi ndjekur me shqetësim ketë pjesë. Edi Rama kërkon të mbysë të gjithë zërat që dalin në kundërshtim. Ky është rasti i paketës antishpifje, ndërsa opozitën e ka kthyer në spektator dhe tani po përpiqet të mbysë edhe median. Me këtë paketë ai kërkon të mbysë demokracinë në vend. Shoqata e mediave ka kërkua që paketa antishpfje të rrezohet.  Edi Rama i ka dhënë kompetenca të shtuara AMA, ato të gjobëvënies, që të mbyllë median on-line pa asnjë vendim gjykate.Gjobat janë të papërballueshme. Të gjitha këto janë premisa për një censurë apo autocensurë të medias on-line.

 

Hajdari I kërkoi qeverisë që të tërhiqet nga paketa me argumentin se është një vend kryesues i OSBE.

 

“Para se të kemi këtë seancë, qeveria të tërheq këtë paketë antishpifje, pasi ne jemi para kryesimit të OSBE. Ne duhet tu tregojmë partnerëve që jemi në gjendje ti dëgjojmë ata kur behët fjalë për proceset integruese dhe demokratizuese në vendin tonë.Të ndalim këto modele të Ramizimit të Shqipërisë. Mos të shkojmë në Putinizëm apo Erdoganizëm. Kjo paketë është në kundërshtim të parimeve ndërkombëtare dhe të marrë në konsideratë opinionet e OSBE  dhe BE për këtë çështje”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re