Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari deklaroi sot se ka ardhur koha që kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga pushteti.
Hajdari tha në studion e Quo Vadis se qytetarët shqiptarë po kalojnë një depression të madh për shkak të keqqeverisjes.
E pytetur nga moderatorja Borakaj për protestat pa rezultat konkret, Hajdari tha se mitingjet janë edhe si një mekanizëm për të matur mllefin e qytetarëve e jo domosdoshërisht duhet të pritet rrëzimi i qeverisë.
“Është e dukshme që kohët e fundit halli i shqiptarëve është jo vetëm të heqin Edi Ramën, por ta heqin një kohë e më parë. Qytetarët shqiptarë janë duke kaluar një depresion në të gjtha kuptimet e saj. E shikojnë ikjen si e vetmja alternativë. Ata duhet ta shporrin Edi Ramën një sekondë e më parë.
McGonigal ishte skenar i qartë i Edi Ramës për të rrënuar opozitën.
Nuk e di pse është kjo pritshmëria e lartë për protestat. Protesta është një lloj mekanizmi matës se deri ku është mllefi i qytetarëve ndaj qeverisë.”– tha Hajdari.