Rudina Hajdari ka përgënjeshtruar lajmin se nuk është përfshirë në takimet e kolegëve të saj me diplomatin amerikan, ndërsa tha se ka qenë pjesë e tryzës.

Gjithashtu ajo tha se sot ka zbuluar se nuk ka një marrëveshje të fshehtë mes partive të mëdha.

“U takua me Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin, u takua me mua pastaj me të katërt, Petriti shkoi dhe bëri një xhiro atje. Ata nuk ranë dakort pavarësisht se ndërkombëtarët  ishin të investuar. Kishin thënë dje dhe sot gjithë ditën që do të bien dakort. Se ku e kanë hallin nuk e di.

Ambasada amerikanëe nuk vjen këtu kot, por vjen që kjo reformë të ketë bekimin e qytetarëve shqiptarë, dhe këta nuk e pranuan se nuk e duan këtë. Duhet ndryshimi i sistemi zgjedhor. Nëse nuk hapim listat, nëse nuk hapim sistemin këtu do të mbetemi. Tani loja është e hapur akoma, nuk kemi ndryshim sistemi por një investim tjetër që ne do vazhdojmë dhe të qëndrojmë në lojë. Këta nuk pranuan asgjë, ata nuk kanë as marrëveshje mes tyre se nuk duan mbështetjen e ambasadës amerikane”, tha Hajdari.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re