Pa harruar 51 viktimat dhe qindra të plagosurit, tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit solli dëmtime të shumta materiale, ku shumë godina u cilësuan të pabanueshme.

Ndër to, edhe disa pallate të Durrësit, një nga zonat më të prekura.

Një dyqan mishi në lagjen numër 12 , ndonëse ndodhet poshtë pallatit të pabanueshëm, ka vendosur të mos i mbyllë dyert por të sfidojë natyrën dhe madje vetë policinë.

Biznesi ka mbyllur muret e dëmtuara anësore me kompensatë dhe po vijon aktivitetin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re