Në një intervistë për Fax News një nga punonjësit e fasonerisë “ALBACO”, ka deklaruar se kompania vijon punën, megjithëse jemi në një situatë të pazakontë për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Punonjësit deklaron se shumica e punëtorëve nuk janë paraqitur në punë për shkak të frikës së infektimit, ndërkohë që shton se një pjesë prej tyre janë kërcënuar se mund të humbasin vendin e punës.

“Qeveria duhet të jetë në dijeni, sepse aty ka shumë punëtore. Sot kanë marrë pjesë shumë pak punëtorë. Nuk e di se çfarë do të behët me pagat tona. Nuk kemi komunikuar me punonjësit dhe nuk kemi asnjë masë mbrojtëse.

Nuk më është dhënë leje nga puna dhe më kanë kërcënuar për punë. Tek reparti ku punoj unë nuk kam pasur kontakt me italianët.

Nuk mund të mbahet distancë nga punonjësit. Nuk mund të punosh me doreza. Kjo kompani për momentin të mbyllet. Ato që kanë vajtur në punë kanë shkuar nga frika se mos i heqin. Punonjësit detyrohen të shkojnë në punë.”– tha punëtori.

(Foto ilustruese)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re