Policia e Beratit ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili ishte kthyer në makthin e banorëve të qytetit, pasi akuzohet se është autor i një sërë vjedhjeve në disa banesa.

Arrestimi i tij u bë i mundur teksa ai ka tentuar të vjedhë në një banesë dy celularë dhe një portofol.

Njoftimi i plotë:

Berat

Tenton të vjedhë në një banesë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari, i cili dyshohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Z., 23 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat, pasi ka tentuar të vjedhë dy aparate celular dhe një portofol në banesën e shtetases E.H.

Gjithashtu dyshohet dhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë në banesën e shtetasit B.S, ku ka marrë një sasi lekësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re