Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka sqaruar përplasjen me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun, gjatë një takimi elektoral që ky i fundit po mbante me fermerët në zonën e Vreshtasit për t’i regjistruar traktorët.

edmond spaho

Spaho tha në një intervistë për Panorama TV, se kishte marrë informacione se kjo po zhvillohej në kuadër të fushatës elektorale ndaj nisi të filmojë takimin elektoral, që sipas tij, është i jashtëligjshëm.

Deputeti demokrat theksoi se kur nisi të filmojë kryebashkiakun Topçiu, një nga personat që e shoqëronte i goditi telefonin duke ia hedhur në tokë.

Ai u shpreh se në takim ndodhej edhe deputeti socialist, Ilir Pendavinji, duke thënë: “Madje edhe me fyu me atë që thoshte. Përpiqeshin të më intimidionin dhe të më ulnin dinjitetin”.

Edmond Spaho: “Pyeta fermerët se çfarë është ky takim që po zhvillohet dhe më thanë që “na ka njoftuar pushteti vendor të vijmë të regjistrohemi në Vreshtas.

E pyeta “me lekë apo pa lekë?”, më tha “Nuk di të të them”.

“Kjo zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale për vota?”, e pyeta, e mu drejtua: “Pse si kujton ti? Sigurisht për këtë?

Shkova në Vreshatas, nisa të filmoj dhe kërkova kryetarin e bashkisë dhe e gjeta.

U drejtova, qytetarë “Shikoni ky është kryetari i bashkisë i angazhuar në një takim elektoral të jashtëligjshëm për të. Në këmbim të votës iu premton fermerëve që do i regjistrojë traktorët”. Filloi të reagojë dhe të largohet.

Thashë: “ky është hajdut votash nuk është hera e parë që e bën këtë, edhe mashtrues, ndaj mos e dëgjoni”.

Shoqërohej nga mbështetës dhe stafi i bashkisë, dikush më goditi telefonin dhe me ra nga dora, por e ruajta gjakftohtësinë, i thashë do e merrni përgjigjen si hajdut votash dhe mashtrues.

Ai shoqërohej nga deputeti i PS-së, që s’ka lidhje me regjistrimin e traktorëve.

Kam bërë kallzim penal, për aktivitet të paligjshëm penal dhe shkelje të Kodit Zgjedhor.

Deputeti i PS-së ndërhyri, madje edhe me fyu me atë që thoshte, Përpiqeshin të më intimidionin dhe të më ulnin dinjitetin.”

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re