Kreu demokrat Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, konkretisht ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke thënë se për të larë makinë e saj me 10 mijë euro në muaj, lënë të sëmurët pa ilaçe.
Berisha tha se për më tepër, lavazhi ku lahet makina është sipërmarrje e mamasë sëministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.
“Janë hajdutë ordinerë dhe nuk ndalen“, theksoi ai.
Berisha: 10 mijë euro për lavazh makine dhe ku te lavazhi i mamasë së ministrit të brendshëm. Mamaja 70 e ca vjeç me sipërmarrje. Ajo është e djalit. Dhe zv.kryeminsitrja çon makinën dhe e lan. Janë hajdutë ordinerë dhe nuk ndalen. Aq sa vjedhin 130 milionë, aq duan të vjedhin edhe 10 milionë, 3 milionë, 1 milionë. Të sëmurëve u bie telefoni, këto dy muaj nuk keni ilaçe. U bie ilaçe, këtë muaj nuk kemi aparatura mos hajdeni. Rrini në mëshirë të sëmundjes së do lajë kjo makinën, do pijë ai tjetri verën 33 mijë euo. Ndaj 11 maj është dita kur çdo qytetar të bëjë drejtësi me veten e tij.