Cërrik

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Houses”.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Cërrik, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjes në banesa, identifikohen dhe vihen në pranga autorët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Houses”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: L. U., 33 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, pasi ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi M. U., se në stallën pranë banesës së tij, i kishin marrë disa shpendë, që dyshohen se janë vjedhur nga këta 2 shtetas.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet shtesë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në ngarkim të shtetasit Dritan Staga, 37 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh. Ky shtetas aktualisht po vuan dënimin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, pasi u arrestua në flagrancë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakt”, i finalizuar më datë 01.03.2022.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta 3 shtetas janë bashkautorë të disa ngjarjeve, konkretisht:

-Më datë 10.02.2020, kanë vjedhur disa paisje elektroshtëpiake, në banesën e shtetasit B. U.;

-Më datë 22.12.2021, kanë tentuar të vjedhin në banesat e shtetasve Sh. H., R. H. dhe P. H., banues në fshatin Përroi i Zi, Belsh.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re