Një tjetër biznes është vjedhur në Librazhd. Hajdutët kanë vjedhur një biznes në fshatin Hotolisht të Njësisë Administrative Hotolisht, 8 km larg qytetit të Librazhdit.

Biznesi në pronësi të shtetasit Arif Alliu është vjedhur me thyerje gjatë natës së fundit nga të paktën dy persona.

Ndërkohë, gjatë natës së të martës u vodh një argjendari. Ndonëse ka pasur disa radhe në bashkitë e qarkut të Elbasanit, policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjet. Pavarësisht se bizneset kanë ofruar dhe pamjet filmike ku shfaqen autorët e vjedhjeve, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re