Skip to content

“Hajduti që hedh valle dhe vetëm mashtron”- Vasili publikon premtimin e Ramës: Miliarda euro me sebepin se do sillje 24 orë ujë. Pse nuk ikën siç ke thënë vetë?




Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar një deklaratë të kryeministrit Edi Rama ku premtonte 24 orë ujë të pijshëm.

Vasili e cilëson atë që hajduti që vetëm hedh valle dhe mashtron ndërsa pyet atë pse nuk largohet nga pushteti ashtu siç ka premtuar kur ishte në opozitë, në rast se nuk do e realizonte këtë premtim.

“Hajduti që hedh valle dhe që veç mashtron! Miliarda euro me sebepin se do sillje uje 24 h i gllabëritë.

Hë hajdut i valles pse nuk iken sìç ke thene vete ne vitin 2013, kur ishe ne opozite, apo kur je ne pushtet i bie legenit ndryshe.

Ti hajdut i valles nuk e prure ujin 24 ore as per 10 vjet qe je ne Qeveri dhe as per 20 vjet qe je ne Bashki megjithe mashtruesin tjeter Veliaj. Hy shporruni genjeshtare te peshtire se jua e shpifët te gjitheve!”, shkruan Vasili.

“”