Skip to content

Hajnaj takon kreun e SPAK, diskutohen çështjet e nxehta në prani të ambasadës së SHBA

Menjëherë pasi u zgjodh në krye të byrosë kombëtare te hetimit, Aida Hajnaj zhvilloi këtë të mërkurë  një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Takimi u mbajt ne ambientet e prokurorisë speciale ku ishin të pranishëm përfaqësues te ambasadës amerikane në Tiranë.

Drejtuesit e dy institucioneve ranë dakord për intensifikimin e hetimeve për çështjet me te nxehta.

Pas zgjedhjes se Hajnajt ne krye te BKH-se pritet te hapet gara për përzgjedhjen  e 60 oficereve te policise gjyqesore që do të asistojnë prokurorët e SPAK-ut ne hetim e korrupsionit ne nivele te larta.