Ish-ministri I Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar Kuvendin e nesërm, të thirrur nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Basha ka ftuar në dasmë familjarisht njerëzit nesër.

 

“Nuli i paska thirrur në dasëm familjarisht njerëzit nesër. Hajde për hajër ju qoftë”, shkruan Manjani.

 

Ndërkohë, nesër do të mbahet edhe Referendumi ku do të votohet për shkarkimin e kreut aktual të PD-së Lulzim Basha, si dhe për Rithemelimin e PD-së. Ish kryeministri  Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë komisionerëve të Referendumit për shkarkimin e Bashës që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar pjesëmarrje sa më të lartë të demokratëve në votim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re