Një sulm kibernetik ka përfshirë disa institucione në Shqipëri, raporton News24.

Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se mes këtyre institucioneve është edhe faqja zyrtare e Shërbimit Informativ Shtetëror, e cila aktualisht është jashtë funksionit.

Mësohet se sulmet kibernetike në institucionet shtetërore janë prej 3-4 ditësh, por ministria e Brendshme thotë sistemet e brendshme të institucioneve janë funksionale.

Mësohet se faqja web e SHISH është sulmuar mëngjesin e sotëm nga një grup hackerash, por kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare web. Konfirmohet se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar sistemet elektronike të shtetit shqiptar u goditën nga një sulm kibernetik nga grupi iranian i ashtuquajtur “Homeland Justice”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re