Faqja e internetit e ushtrisë serbe ka rënë pre e një sulmi të hakerave “Anonymous”, duke e nxjerrë atë jashtë funksioni për disa orë.

 

 

Në një postim në Twitter ata i drejtohen presidentit serb Aleksandër Vuçiç duke e qujatur fashist.

 

 

“Sashisti Aleksadër, mos humbisni kohë me qentë tuaj. Ushtria juaj nuk mund të lehë tani. Mos i nënvlerësoni “Anonymous”, ne do t’ju lidhim një zinxhir” thuhet në njërin ndër postimet e tyre në Twitter.

 

 

Presidenti serb duket se e ka marrë me sportivitet këtë mesazh duke postur në rrjetin e tij në instagram një foto me qentë e tij.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re