Hakerat iranianë nuk ndalen duke nxjerrë të dhënat personale të shqiptarëve. Ata kanë publikuar në Telegram të dhënat mbi patentat e qytetarëve.

Në një postim në faqen HomeLandJustice, hakerat kanë shkruar qeveria nuk është e gatshme të paguajë çmimin për mbrojtjen e qytetarëve të saj.

“Është siguria e terroristëve më e rëndësishme për ju se sa ajo e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni në gjendje të paguani çmimin e sigurisë për qytetarët tuaj. Si ka mundësi që ju shpenzoni thesarin e  shtetit për të mbrojtur dhe promovuar terroristët? A nënkupton kjo diçka tjetër veç korrupsionin qeveritar?”, shkruan hakerat.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë kur hakerat kanë publikuar të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Ata kanë bërë publikë numrat e telefonit, targat, pagat, por edhe të dhëna të zyrtarëve shqiptarë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Edi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re