Linja ajrore britanike British Airways (BA) u sulmua nga hakerët. Ata hynë në sistemet e 380 mijë pasagjerëve, dhe kishin vjedhur informacionin e kartave të kreditit, përcjell KosovaPost.

Në deklaratën British Airways, u tha se prej 380 mijë pasagjerësh që blenë bileta nga kompania ndërmjet datës 21 gushtit dhe 5 shtatorit nëpërmjet internetit, ishin vjedhur informacionet e kartave kreditore nga piratët kompjuterikë.

Kompania vuri në dukje se rasti është raportuar te autoritetet gjyqësore.

Sistemet kompjuterike të British Airways kanë rënë edhe vitin e kaluar, duke rezultuar në 75, mijë pasagjerë që kanë humbur planet e tyre të udhëtimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re