Skip to content

Hakimi: Biden, plan për hakmarrje kibernetike ndaj Rusisë

Ekipi i Presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden po shqyrton disa opsione për të ndëshkuar Rusinë për përfshirjen e pretenduar në hakimin e agjencive dhe kompanive qeveritare të SHBA.

Opsionet e mundshme variojnë nga sanksionet financiare te sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës ruse, raporton Reuters.

“Përgjigja duhet të jetë mjaft e fortë jo thjesht për të ndjerë pasojat ekonomike, financiare dhe teknologjike për autorët e sulmit haker, por për të shmangur një konflikt me forcën bërthamore”, tha një nga njerëzit që njihen me qëllimet e Biden, por duke mos pranuar të zbulojë emrin.

Qëllimi është që veprimi që do të ndërmerret, dhe ndoshta një akt i spiunazhit kibernetik, do të parandalojë “sulmet e ardhshme kibernetike ruse”, shtoi një burim i Reuters.

Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo tha të shtunën se Rusia ndoshta qëndron pas sulmeve të fundit të hakerave në Shtetet e Bashkuara.