Një 51-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua nga një deve në një kamp për fëmijë në Siberi, Rusi.

Sipas Daily Mail, deveja fillimisht kafshoi dhe më pas shkeli për vdekje njeriun, i cili pak minuta më parë ishte regjistruar në video duke goditur kafshën.

 

Mediat lokale që raportuan lajmin komentuan se deveja ishte “paqësore” derisa u godit, por më pas reagoi.

Sipas të njëjtave burime, 51-vjeçari është dërguar në spitalin e qytetit Omsk, ku ka përfunduar pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Prokuroria vendase po heton rastin për të përcaktuar nëse deveja ndodhej ilegalisht në kamp.

Vihet re se devetë bakteriale, si ajo që dyshohet se vrau 51-vjeçarin, mund të kalojnë dy metra lartësi dhe 800 kilogramë peshë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re