Mediat malazeze i kanë bërë jehonë një skene cinike me protagonist kreun e Komunës së Tivarit, Cazim(Qazim) Alkoviç. Ky i fundit njihet për sulme të herapashershme në rrjete ndaj flamurit të BE-së. Dhe në një event qeveritar, teksa ka qenë duke folur kryeministri në ikje Zdravko Krivokapiç, flamuri europian i është mbështjellë Alkoviçit përqafe.

Komentet kanë qenë se flamuri i BE-së “sulmoi” Alkoviçin.

Një ndër to ka qenë pikërisht nga Sputniku rus.

“Një tjetër ‘sulm tinëzar’ ndaj Alkoviçit ndodhi gjatë fjalimit të ministrit. Më pas, flamuri iu mbështjellë sërish rreth kokës, kështu që ai e hoqi atë, por flamuri ia ktheu goditjen dhe sërish ‘sulmoi’”, shkroi Sputnik.

Pas shpërndarjes së videos, edhe përdoruesit e Twitter-it kanë lënë komente shumë të mprehta, e një prej tyre është se Alkoviç është “godituar nga vlerat evropiane”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re