Një vit me pare ne fshatin Kalenje të Fierit, u gjet nje trup i djegur thuajse krejtësisht. Prokuroria nisi hetimet dhe sot ka arritur te zbuloje se viktima i quajtur Shefo Duraj, ishte vrare. Fjala është per nje krim me motive hasmërie, qe daton 49 vjet me pare. Sipas Prokurorisë, Shefo Duraj mund te jete ekzekutuar pasi ne vitin e largët 1968, babai i tij Llane Duraj ka vrarë gjyshin e Feti Yzeirajt.
 
Akuza dyshon se është pikërisht Feti Yzeriaj ai qe vrau në mënyrë makabre Durajn. Ne fillim ai e ka rrëmbyer 57-vjeçarin, e ka çuar në pyll dhe më pas ai e ka qëlluar me thikë dhe i ka vene flaken. Vrasja e rende u zbulua nga telefoni i viktimës, si dhe nga disa gjurme gishtash. Policia arrestoi vrasësin e dyshuar ndërkohe qe ne kontrollin e banesës u gjeten dy sëpata te vogla, nje sepate e madhe, nje kosare, nje bel si dhe dy bidona plastik, të cilat u sekuestruan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re