Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se pas arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Himarën, qëndron kreu i qeverisë, Edi Rama.

Sipas tij, ky është “një veprim i verbër dhe hakmarrje politike e Ramës ndaj një kandidati të opozitës”.

“Duhet të informoj qytetarët shqiptarë se janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze të Ramës, ndaj trojeve dhe tokave të Himarës, shtytësi i vërtetë i këtyre akteve që ndodhin në Himarë”, tha Berisha, duke paralajmëruar kryeministrin: “Me dhunë e terror do bëhesh përgjegjës para ligjit, ke bërë Prokurorin më mënyrën më të turpshme ndaj Fredi Bejlerit.”

Sali Berisha: “Komenti im është një veprim i verbër, politik, një hakmarrje e verbër politike e Ramës ndaj një kandidati të opozitës me manipulime, me angazhimin të një manipulatori dhe ish bashkëpunëtori të bandave që sot drejton policinë e Vlorës, Ermal Muça.

Ka qenë bashkëpunëtor me bandat, dënoj aktin dhunën, ndaj përfaqësuesit të opozitës. Dënoj çdo akt shitblerje vote kudo që ka ndodhur.

Por duhet të informoj qytetarët shqiptarë se janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze të Ramës, ndaj trojeve dhe tokave të Himarës, shtytësi i vërtetë i këtyre akteve që ndodhin në Himarë.

Sikundër, përdorimi i dhunës është një akt in-ekstremis për të trembur zgjedhësit në këtë komunitet dhe jo vetëm aty.
Në Dropull kam gjetur klimë terrori, ku policia thërriste zgjedhësit dhe u bënin presion që të mos votonin kandidatin tonë, por atë të Ramës.

Terror është ushtruar nga Belinda Balluku e cila shoqërohet me banditë, me drejtorë dhe të tjerë. Është ushtruar në Pukë nga kriminele të armatosur të Gjon Gjonajt, por nuk do të pengojnë fitoren e opozitës më 14 maj.

Historia e Himarës është në ligjin mafioz të korporatës së investimeve strategjike. I ka lejuar vetes të sekuestrojë çdo pronë që i intereson atij dhe klaneve të tij.

Ata do kenë mbështetjen e plotë dhe totale tonën.

Me dhunë e terror do bëhesh përgjegjës para ligjit, ke bërë Prokurorin më mënyrën më të turpshme ndaj Fredi Bejlerit. Ka një javë që e ka bërë epiqendër e sulmeve të padenja për një njeri.

Por të jetë puna për blerje votash, janë tentuar duke u dhënë bonusin pensionistëve në kundërshtim në kodin zgjedhor. Me përdorimin masiv të punësimeve, vetëm pensionistë janë shtuar 13 mijë në këtë periudhë pa kontribute.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re