Rusia do të kufizojë vizat për të gjitha vendet “jomiqësore” të Kremlinit, ku mes tyre përfshihet edhe Shqipëria. Në një intervistë për mediat serbe, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj shpallën një luftë hibride ndaj Moskës edhe për këtë arsye duhet t’i përgjigjen.

 

SERGEI LAVROV

MINISTËR I JASHTËM, RUSI

 

“Perëndimi nuk e fsheh qëllimin e këtij konfrontimi, të shkatërrojë ekonominë ruse, të minojë stabilitetin e brendshëm politik dhe, në fund, të dobësojë ndjeshëm Rusinë. Vendet perëndimore kanë arritur konfiskimin e  pronës private dhe heqjes dorë nga detyrimet në sferën financiare. Këto akte kanë sjelle një sërë kufizimesh për hyrjen në territorin e Rusisë. Dekreti përkatës është duke u përpunuar.”

 

Ministri rus u ndal edhe të kërkesa e vazhdueshme e Prishtinës për t’u anëtarësuar në NATO. Sipas tij, Kosova ka qendruar në krah të Ukrainës vetëm për të shfrytëzuar situatën.

 

SERGEI LAVROV

MINISTËR I JASHTËM, RUSI

 

“Pozicioni ynë dihet. Ne paralajmëruam për papranueshmërinë e inkurajimit të qëndrimeve të Prishtinës zyrtare. Marrëveshja për formimin e një bashkësie të komunave serbe është bërë që prej vitit 2013 dhe nuk eshte zbatuar. Kur u kujtojmë kolegëve tanë perëndimorë se ajo nuk është pranuar ata heshtin.”

 

Lavrov ka lënë hapur mundësinë që bisedimet mes delegacioneve të Rusisë edhe Ukrainës, të zhvillohen në Beograd.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re