Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov njoftoi të hënën kufizime të vizave për qytetarët e vendeve që janë përcaktuar nga Rusia si “jomiqësore”.

 

“Ky akt do të sjellë një sërë kufizimesh për hyrjen në territorin e Rusisë”, tha ministri.

 

Më 7 mars, qeveria ruse publikoi një listë të vendeve që “ndërmarrin veprime jo miqësore kundër Rusisë, kompanive ruse dhe qytetarëve”, duke iu referuar sanksioneve ekonomike të vendosura në mes të luftës Rusi-Ukrainë.

 

Sipas një dekreti të publikuar në faqen e qeverisë, në listë përfshihen: Shqipëria, Andorra, Australia, Britanina e Madhe, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltari, vendet anëtare të BE-së, Islanda, Kanadaja, Lihtenshtajn, Mikronezia, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapori, SHBA, Tajvani, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra dhe Japonia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re