Sezon i ri zakon i vjeter. Për Manchester Cityn, por edhe për yllin e saj Erling Haland. Qytetaret e nisën mbrojtjen e titullit në startin e kampionatit anglez me një sukses bindës 3 me 0 në transferte kundër Burnley, skuadër e sapongjitur mes më të mirëve e drejtuar nga ish-kapiteni i City,  Vinsent Kompani.

 

Të besuarit e Pep Guardioles iu falën me së shumti një super paraqitje të Erling Haland.

 

Norvegjezi shënoi dy gola që në duelin hapës të Premier League.Realizimi I parë erdhi shumë shpejt që në minutën e 4 kur pas një goditje nga këndi, dhe një shërbimi të Rodrit nga shtylla e dytë, bomber Haland realizoi më të majtën.

 

Të zotët e shtëpisë nuk qëndruan duarkryq dhe u përpoqen të frikësoninin kampionet të cilët në minutëne  21 humbën De Brojnen për shkak dëmtimi.Presingu I Burnelyt vendos në vështirësi prapavijën e miqve me Uoker, Akanxhi, Ake dhe Ljuis.Amduni dhe Foster i shkuan afer barazimit por pa ia dalë mbanë.

 

Për të ardhur pastaj tek kryevepra e të njëjtit personazh Erlind haland.Bjondi norvegjez sherbehet nga Alvarez në minuten e  36 dhe e dergon topin në perfeksion në cepin e djathtë të portierit vendas.100 gola në 103 ndeshje në 5 ligat më të mira evropiane për të.

 

Shifra impresionuese. Sa I takon pjesës së mbetur të takimit, vlen të theksohet edhe goli I trete dhe I fundit I shënuar nga Rodri në minute e  75 që vulosi një fitore jo stermunduese të Manchester City në ndeshjen që hapi sezonin e ri në Angli, ku gara për titull do të ndahet mes kampioneve në fuqi, Arsenalit, Manchester United, Chelsea dhe Liverpool.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko