Një  shqetësim real vjen edhe nga sindikata e mësuesve. Orët e tejzgjatura të punës dhe rreziku potencial për t’u infektuar për mësuesit me sëmundje kronike, duhet ta kishte vënë qeverinë përballë zgjidhjeve të tjerë, thotë Isa Halilaj, i cili shton se mësimi me 4 turne do të ulë ndjeshëm cilësinë.

 

Ai tha në emisionin “Quo Vadis” se nuk iu është dhënë asnjë informacion lidhur se çfarë do të bëhet më ata mësues që janë në prag pensioni apo që vuajnë nga sëmundje kronike.

 

“Sot punojmë me 4 orë turne. Situata nuk është aspak e mirë. Si mund t’i themi një maturanti që do bësh mësim nga ora 17:00 deri në 19:00 dhe do marrësh njohuri cilësore? Gënjejmë veten. Kemi mësues që kryejnë kimioterapi, nuk kemi një të dhënë që këta janë përajshtuar nga shkolla, sepse janë në riskun e madh. Kemi mësues që janë janë prag pensioni apo sëmundje kronike. Asnjë masë nuk është marrë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re