Aktori dhe moderatori i Al Pazar në Vizion Plus Agron Llakaj ka përfunduar mbrëmjen e djeshme në urgjencë ku ka treguar se i është dashur të kalojë disa orë të mira.
Ka qenë vetë Llakaj i cili ka rrëfyer se ka qenë në urgjencë, por arsyeja pse aktori zgjodhi të bënte këtë rrëfim nuk ishte gjendja e tij shëndetësore, por një episod aspak i këndshëm.
Postimi i plotë i Agron Llakaj:
Kjo fotografi eshte per ilustrim.
Ngjarje te Urgjenca e QSUT ne mesnate.
Halli e deshi te shkoja per disa ore te mira ne urgjence..,ne holl dhe dhoma shume njerez, pesefishi i pacienteve…,te gjithe kerkojne ndihme, mjeke dhe infermiere qe nxitojne, vrapojne ne ndihme te te semureve, njerez qe bertasin ne kerkim te ndihmes…,nderkohe vjen nje djale nga keta te fortet qe shoqeronte te atin dhe kerkonte vemendje me insistim..
I forti-doktooor?!ooo,eeeej! (vjen doktori) doktori-urdhero perse bertet?! i forti-plasi syte, po me vdes babai! doktori-nuk vdes babai pa merak, ja te lirohet nje shtrat dhe do e shikojme vec mos bertit?! I forti-ore merr vesh ti,me ke flet keshtu e?! Une te martoj tetem! doktori-dakord!sherojme babane sot dhe neser martoma ‘tetem’!
(Pas rreth 1 ore i forti me babane u larguan nga urgjenca pasi moren dhe sherbimin)
Halli ndoshta na erreson syte dhe logjiken, por per mua Ata mjeke dhe infermiere jane heronj, te mite, te tute dhe tanet. Kur e pyeta doktorin-Ku e gjen forcen e durimit per ate lloj komunikimi?! Me tha -Kur futem ne pune bej nderrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…,se ndryshe do sherbenim me automatik.