Më shumë se 10,000 emigrantë kanë aplikuar për azil që nga fillimi i vitit në Gjermani, në qendrat e të cilëve po mbarojnë vendet për t’i akomoduar.

Ish-spitali i shëndetit mendor në rrethin Reinickendorf të Berlinit, i cili u shndërrua në qendrën e regjistrimit të azilkërkuesve të qytetit në vitin 2019, mund të strehojë deri në 1000 migrantë, por është plot, raporton AP.

Dhjetra shtretër në kishë, dyqane…

Zyrtarët e qytetit instaluan 80 shtretër shtesë në ambientet e një kishe aty pranë. Ka edhe 100 strehimore të tjera për azilkërkuesit në Berlin, por edhe ato janë plot.

Autoritetet e Berlinit thonë se do të hapin një hangar në ish-aeroportin Tempelhof për të akomoduar emigrantët dhe se do të ngrenë një tendë të madhe në qendër të qytetit për regjistrimin e azilkërkuesve.

Autoritetet e qytetit kanë bërë të ditur se për këtë qëllim do të përdoret një ish-dyqan dhe hotele e bujtina, ku do të ketë gjithsej 5500 shtretër sepse deri në fund të vitit pritet një fluks i ri emigrantësh.

Nuk ka vende të mjaftueshme as në kopshte dhe shkolla. Përveç azilkërkuesve, Berlini priti edhe 11 mijë refugjatë nga Ukraina këtë vit, pasi Rusia e sulmoi atë.

Me avion për në Beograd, me makinë për në Gjermani

Mungesa e hapësirës dhe parave për migrantët dhe refugjatët ukrainas nuk është problem vetëm në Berlin, por në të gjithë Gjermaninë, ku zyrtarët lokalë dhe shtetërorë po kërkojnë pa sukses më shumë fonde nga qeveria federale.

Nga janari deri në gusht të këtij viti, më shumë se 220,000 persona kanë aplikuar për azil në Gjermani, shumica e tyre nga Siria, Afganistani, Turqia, Moldavia dhe Gjeorgjia. Në vitin 2022, 240,000 njerëz aplikuan për azil në Gjermani.

Gjermania pranon më shumë emigrantë se shumica e vendeve evropiane, por ende dukshëm më pak se Turqia dhe Libani, ku miliona njerëz janë nga Siria.

Agjencia AP raporton se njëri prej tyre, një kurd nga Turqia lindore, tha se u kishte paguar 6000 euro kontrabandistëve për të udhëtuar nga Ankaraja në Beograd me avion dhe më pas në Gjermani me makinë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re