31 tetori njihet si Halloween-i, ose dita e të vdekurve. Në këtë datë ata qe festojne pretendojne se kontaktojnë me shpirtrat e të vdekurve, shtrigat, zanat, djallin e demonët.

“Unë jam maskuar si shtrigë. Më pëlqejnë gjërat e frikshme. Po nuk na dhanë karamele fqinjët, ne do t’u punojmë rrengje, si p.sh. u hedhim vezë. Vjet kam qenë Drakula, ndërsa këtë vit jam pirate Xhek Sparroë. Unë jam pikturuar, pasi mësova në internet. Më pëlqen kjo atmosferë”, thotë një gjyshe.

“Unë kur më trokasin u jap karamele e bombone fëmijëve. Halloëeen-i është maska e të vdekurit”, përgjigjet ajo.

Festa e Halloween-it ka hasur në kundërshtinë e drejtueses së Qendrës Maria Mazzarello në Tiranë, Moter Teuta Bukës. Në një shkrim të saj ajo thotë: Padyshim emri tjetër që do t’i vija është “festa” e së shëmtuarës dhe e përtalljes me vdekjen, thua se e shëmtuara ka sjellë ndonjëherë ndonjë fryt edukativ, përkundrazi.

Si edukatore mendoj se një ”festë” e tillë nuk sjell asgjë të mirë dhe përveç shqetësimit të brendshëm dhe paqetësisë që ngjall ky “folklor” makabër dhe i shëmtuar, mëson më të vegjlit sidomos të mbushin sytë me të shëmtuarën dhe të frikshmen. Më kumbon fort në vesh thënia e Dostojevskit: “Bukuria do ta shpëtojë botën”./ Top Channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re