Prifti Miron Çako ishte i ftuar në “Fax News” për të folur për festën e Halloweenit dhe për termat e formularëve “Prindi 1” dhe “Prindi 2”.

Çako tha se Halloweeni nuk duhet të festohet pasi përçon negativitet tek njerëzit me maskat e frikshme që kanë idhuj demonët.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Miron Çako theksoi se qeveria në rast se duhet të bëjë ndryshime për termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2” atëherë duhet të bëjë referendum. Për priftin është e papranueshme që homoseksualët të rritin një fëmijë të shëndetshëm pasi siç thotë ai ata janë në kundërshtim me jetën normale të krijuar nga Zoti.

“Halloween nuk është një festë por mund të themi një ritual. Veshjet tona nga më të ndryshmet krijojnë një ritual të frikshëm. Të kthehesh në rituale pagane është pa sens sot, njerëzit kanë një nostalgji për tu marrë me demonët.

Festa në përgjithësi ka energji pozitive, si mund të festojmë ne duke qenë të përfytyruar aksesorët janë të shëmtuar në mënyrë të frikshme. Frika vjen nga adrenalina nëpërmjet frikës. Kjo festë lë një ngarkesë të madhe emocionale të energjisë negative edhe por shkak të pandemisë. Nëse merr energji negative përçon negativitet. Nga kjo festë përçon frikë. Nuk është qëndrimi im personal por një qëndrim i krishterimit dhe kishash ortodokses që është kundër adhurimit të demoëve.

Në këtë datë bëhen përdhunimet më të mëdha, aksidentet më të frikshme. Prind nuk do të thotë që të lindësh dy fëmijë por të mbash përgjegjësi dhe si mund ta cosh fëmijën të shkojë të trokasë në shtëpi dhe të marrë çokollata që mund të futin helm në biskota dhe mund të helmojnë fëmijët. Ka fakte që policia po i trajton duhet pasuir kujdes sepse ndodhin rëmbime të fëmijëve, mos i lejoni fëmijët që të shkojnë si dele pa bari pasi pas një dere nuk është një njeri i mirë.

Kjo festë s’ka lidhje fare as si traditë as si koncept me Shqipërinë., por jo cdo gjë që vjen nga jashtë është OK, shumica që festojnë nuk dinë se cfarë festojnë futen në turmën dhe trendin, por cfarë festojnë dhe cfarë bëjnë nuk dinë fare. Njeriu ka pak logjikë, nëse bën dicka duhet ta njohësh. Kjo festë është një adhurim që i bëhet diallit, është një festë që përcon energji negative, frikë dhe ankth. Pas kësaj feste shumë njerëz kanë probleme psikologjike kanë frikë shohin fantazma. Prindi duhet të jetë i kujdesshëm ndaj fëmijës, imagjino sikur prindi shfaqet si lugat përballë fëmijës, merr energji negative”, tha ai.

Skandali me formularët “Prindi 1” dhe “Prindi 2”?

“Shteti kur merr këto vendime të pyesë popullin me referendume, të pyesë njerëzit sepse këtu prekin gjithë. Vetëm 3.5 % e popullatës së botës që janë homoseksualë, por përse ne duhet të ndryshojmë jetën për ata. Këtë e ka natyra ky është një mëkat i neveritshëm. Këta njerëz janë në kundërshtim dhe me natyrën dhe me Zotin, këta njerëz tani duhet të na krijojnë modelin e tyre të familjes. Ata nuk kanë rritur kurrë fëmijë, nëse do të ishion jashtokësor, dhe këta kanë lindur nga familja natyrale duke mohuar nënën dhe babën dhe na japin ide si të bëhemi. Ne jemi krijuar nga një marrëdhënie seksuale që është kryevepra e krijimit, nëse burri dhe gruaja nuk janë të ndërgjegjshëm janë të dhunshëm dhe të droguar ashtu krijohet edhe fëmija.

Por gjëja më e ulët që po ndodh është që shoqëria nuk mbron fëmijët dhe ne të rritur duhet të mbrojmë fëmijët, me këta që kërkojnë të bëjnë këta po mohojnë të drejtën e fëmijës nuk pyesin këta. Ky fëmijë rritet në mënyrë absurde në një marrëdhënie shoqërore që nuk është natyrale, kur shikon në shtëpi dy burra njëri baba tjetri mama cfarë do mendojë ky fëmijë, cfarë morali do të ketë ai. Familja është kryevepra e krijimit të një cifti. Që një fëmijë të rritet normalisht duhet që të kenë dy mënyra nëna dhe babi. Janë dy gjini njësoj dhe nuk dinë cfarë bëjnë, në bashkëpunimin e tyre seksual ata nuk dinë cfarë bëjnë. Këta duan të na prishin cdo gjë natyrale duhet të bëhet kujdes sepse po krijojnë hibridin e kohës së tyre që ska dashuri natyrale për nënën dhe babain që mund të përdoret si të duash”, perfundoi Miron Çako.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re