Grupi Hamas arriti të hakonte celularët e “mijëra” ushtarëve izraelitë, tha të dielën një zëdhënës i ushtrisë izraelite, duke përmendur se gjithsesi kjo nuk rezultoi në kërcënime të sigurisë.

Duke vepruar kështu, lëvizja palestineze donte të mblidhte informacione inteligjence, tha koloneli Jonathan Conricus.

Ushtria izraelite, së bashku me agjencinë e sigurisë Shin Bet, ndaluan përpjekjen e Hamasit pasi ushtarët njoftuan përpjekje të dyshimta për t’i arritur ato në mediat sociale.

“Gra tërheqëse” ishin grepi ndaj ushtarëve izraelitë, zbuloi Conricus.

Ushtarëve iu kërkua të shkarkojnë aplikacione që do t’u lejonin atyre të shkëmbejnë një foto me to.

Kjo ishte përpjekja e tretë e tillë e Hamasit në tre vjet e gjysmë. Që nga përpjekja e tyre e fundit në korrik 2018, ata janë bërë më të sofistikuar – thanë autoritetet izraelite.

“Ata natyrisht po mësojnë dhe përmirësojnë praktikat e tyre,” thotë koloneli izraelit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re