Hamasi njoftoi të shtunën, më 6 dhjetor, se është gati t’ia dorëzojë armët e tij në Rripin e Gazës Autoritetit Palestinez, i cili do të qeveriste territorin, por me një kusht.

Ky kusht është që ushtria izraelite t’i japë fund pushtimit.

“Armët tona janë të lidhura me ekzistencën e pushtimit dhe agresionit”, tha kryenegociatori i Hamasit dhe udhëheqësi i Lëvizjes së Gazës Khalil al-Hayya.

Ai shtoi:

“Nëse pushtimi mbaron, këto armë do të vendosen nën kujdesin e shtetit.”

Zyra e tij sqaroi se kjo i referohet një shteti sovran dhe të pavarur palestinez.

“Ne pranojmë vendosjen e forcave të Kombeve të Bashkuara si një forcë ndarëse, detyra e së cilës do të ishte monitorimi i kufijve dhe sigurimi i respektimit të armëpushimit në Gaza,” theksoi al-Hayya, duke e bërë të qartë se Hamasi refuzon vendosjen e forcave ndërkombëtare, misioni i të cilave do të ishte çarmatosja e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re