Hamasi u bëri thirrje gazetarëve dhe organizatave të medias të intensifikojnë praninë e tyre në rajon për të parë përmasat e shkatërrimit të shkaktuar nga sulmet që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Në një deklaratë me shkrim nga llogaria e Hamasit në median sociale Telegram thuhet: “U bëjmë thirrje gazetarëve dhe organizatave të medias të intensifikojnë praninë e tyre në Rripin e Gazës për të parë përmasat e shkatërrimit dhe treguesit e gjenocidit që ushtria pushtuese dhe ushtria naziste ka shkaktuar kundër fëmijëve, civilëve të pambrojtur dhe të gjithë infrastrukturës”.

Në deklaratë vihet në dukje se “zbulimi i trupave të dhjetëra civilëve palestinezë nën rrënoja në rajonin Sabra dhe pjesë të tjera të qytetit të Gazës dhe përmasat e shkatërrimit në Universitetit Islamik, një nga institucionet më të rëndësishme shkencore, konfirmojnë tmerrin me të cilin përballen banorët Gazës”.

Më tej theksohet se “Qëllimi i këtyre veprimeve është shkatërrimi i qëllimshëm i të gjitha objekteve jetësore dhe infrastrukturës dhe detyrimi i banorëve të Gazës për të migruar”.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re