Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Musa Abu Marzouk, tha se gjatë vizitës së tyre në Rusi, ata diskutuan shkeljet izraelite në Kuds, Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Abu Marzuk dha informacione për vizitën dyditore të delegacionit të Hamasit në Moskë.

“Delegacioni i Hamasit diskutoi sulmet e Izraelit në Kuds dhe pasojat e tij të rrezikshme, si dhe shkeljet në Bregun Perëndimor dhe Gaza”, tha Abu Marzuk.

Ai gjithashtu tha se delegacioni ka diskutuar edhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Duke theksuar se të dyja palët “theksuan se nuk pranojnë qasjen individuale të SHBA-së në vendimet ndërkombëtare” gjatë takimit, Abu Merzuk tha: “Vizita që bëmë me miqtë rusë për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin dypalësh ishte e frytshme”.

Hamasi njoftoi të mërkurën, më 4 maj, se një delegacion i kryesuar nga Musa Abu Marzuk shkoi në Moskë për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Palestinë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re