Skip to content

Hamasi i dorëzon Kryqit të Kuq 13 izraelitë dhe katër të huaj

Hamasi ua dorëzoi zyrtarëve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq 13 pengje izraelite dhe katër të huaj, si pjesë e marrëveshjes së arritur për shkëmbimin e të burgosurve.

Në një deklaratë nga krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Kassam thuhet se 13 izraelitë, tre tajlandezë dhe një rus me shtetësi izraelite i janë dorëzuar Kryqit të Kuq.

Ushtria izraelite konfirmoi gjithashtu se “14 pengje izraelite dhe tre të huaj u dorëzuan” në Kryqin e Kuq.

Thuhet se 13 nga 14 pengjet e liruar kanë arritur në territorin izraelit.

Egjipti njoftoi më parë se kishte marrë lista me 13 izraelitë dhe 39 palestinezë që do të liroheshin sot.

Burimi: AA