Hamasi deklaroi se Katari si organizator i Kupës së Botës FIFA 2022, kontribuoi në riaktualizimin e çështjes palestineze.

“Fituesi i vërtetë i Kupës së Botës 2022 është Katari, i cili mahniti botën duke e ngritur Kupën e Botës në këtë nivel të mrekullueshëm”, tha Sami Abu Zuhri nga Hamasi, në llogarinë e tij në Twitter.

Duke theksuar se Katari shpreh qartë identitetin dhe qytetërimin e tij kombëtar, Abu Zuhri tha se Katari “kontribuoi në sjelljen e çështjes palestineze në agjendë”.

Gjatë Kupës së Botës FIFA 2022 të mbajtur në Katar, flamujt palestinezë u shfaqën në ndeshje dhe aktivitete ndërsa grupet e tifozëve brohorisnin në mbështetje të Palestinës.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re