Skip to content

Hamasi: Kryem sulm me raketa ndaj Tel Avivit në përgjigje të sulmeve ndaj Gazës

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam njoftuan se kanë kryer sulm me raketa ndaj Tel Avivit dhe Yafas si kundërpërgjigje e sulmeve të Izraelit ndaj Gazës.

Brigadat Kassam, përmes kanalit Telegram bënë një deklaratë me shkrim ku theksuan se në përgjigje të sulmeve në Rripin e Gazës kanë kryer sulm me shumë raketa kundër Tel Avivit, Yafas dhe vendbanimeve hebreje që ndodhen në Bregun Perëndimor në pushtim.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, për shkak të raketave që u lëshuan kanë rënë sirenat në shumë pika të Izraelit përfshirë Tel Avivin dhe Yafan.

Edhe pse shumica e raketave të lëshuara nga Gaza janë shkatërruar në ajër nga sistemi i Izraelit “Kubeja e Hekurt”, thuhet se disa prej tyre goditën disa rajone në Tel Aviv.

Sipas lajmit të televizionit izraelit Channel 12, “Kubeja e Hekurt” ka shkatërruar të paktën 10 raketa që u lëshuan nga Gaza drejt Tel Avivit. Ndërsa gazeta “Yedioth Ahronoth” raportoi se një raketë e lëshuar nga Gaza ka rënë në afërsi të Tel Avivit.

Burimi: AA