Brigadat Izzeddin al-Kassam, krahu ushtarak i lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas, njoftuan se kanë lëshuar 130 raketa në tre qytete izraelite në përgjigje të goditjes së ndërtesës 14-katëshe në Rripin e Gazës ku kishte banorë civilë dhe zyrat tregtare.

Në një deklaratë me shkrim nga Brigadat Kassam, u tha se 130 raketa u lëshuan në qytetet Ashkelon, Netivot dhe Sderot në Izrael.

Në deklaratë u tha gjithashtu se gjuajtjet me raketa ishin gjithashtu në përgjigje të sulmit izraelit që vrau anëtarët e lëvizjes.

Brigadat Kassam njoftuan sot se një komandant dhe 3 anëtarë të tyre humbën jetën në sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës.

Izraeli sot më vonë shkatërroi një ndërtesë 14-katëshe të quajtur Al-Shorouk, ku gjendeshin apartamente dhe zyra tregtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re