Kreu i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Hamasit, Moussa Abu Marzouk deklaroi se marrëveshja e arritur për pauzën humanitare për konfliktin me Izraelin do të fillojë nesër në orën 10:00.

Abu Marzouk në një deklaratë për kanalin televiziv Al Jazeera Mubasher tha se marrëveshja që do të sigurojë pauzën humanitare për konfliktin me Izraelin do të fillojë nesër në orën 10:00.

“Shumica e 50 pengjeve që do lirohen janë me origjinë të huaj”, tha Abu Marzouk duke shtuar se për çdo peng që kanë do të lirohen 3 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite.

Ai potencoi se nuk kanë burgje dhe se pengjet mbahen në shtëpitë e palestinezëve. “Për këtë arsye kur bombardohen shtëpitë vdesin edhe pengjet. Izraelit i mungon humanizmi. Duke i bërë presion e kemi detyruar Izraelin të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në të gjithë Rripin e Gazës”, tha Abu Marzouk.

Abu Marzouk shtoi se ata u kanë dhënë siguri të gjithë të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite se do të lirohen.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re