Kreu i Byrosë Politike të lëvizjes palestineze Hamas, Ismail Haniyeh, ka njoftuar zyrtarët e Katarit dhe Egjiptit se ka pranuar propozimin në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Kjo është konfirmuar në një deklaratë me shkrim të publikuar nga shefi politik i Hamasit, Haniyeh në faqen zyrtare të Hamasit.

Në deklaratë thuhet se Haniyeh ka folur në telefon me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdurrahman Al Thani dhe drejtorin e Shërbimit Informativ Egjiptian, Abbas Kamil, dhe se lëvizja Hamas ka pranuar propozimet e paraqitura ndaj tyre në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit.

Një propozim për një armëpushim trefazor, duke përfshirë një armëpushim të përhershëm

Burimet i thanë Al Jazeera-s se propozimi egjiptiano-katarian i rënë dakord nga Hamasi do të përfshinte tre faza, secila prej 42 ditësh.

Armëpushimi do të fillonte në fazën e parë, së bashku me tërheqjen e Izraelit nga Korridori Netzarim, të cilin Izraeli e përdor për të ndarë Gazën veriore dhe jugore.

Faza e dytë do të përfshinte autorizimin e një ndërprerjeje të përhershme të operacioneve ushtarake dhe armike dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza.

Propozimi përfshin gjithashtu një dispozitë që autorizon përfundimin e bllokadës së Gazës në fazën e tretë.

Mesazhi i një nëne pengu për Netanjahun

Familjarët e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza bllokuan një rrugë kryesore në Tel Aviv, duke kërkuar që Benjamin Netanyahu të pranojë një marrëveshje armëpushimi. Disa familje u mblodhën në rrugën Begin.

Einav Zangauker, nëna e pengut Matan Zangauker, i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit izraelit përmes kanalit 12 të vendit.

The Times of Israel e citoi atë të thoshte: “Kjo është ora juaj. Jini të guximshëm, jini udhëheqës. Qeveria dhe kabineti i luftës duhet ta pranojnë marrëveshjen. Ne duam kthimin ne shtëpi të pengjeve. Deri në të fundit.”

Ajo tha se ishte ndoshta “mundësia e fundit” për të sjellë djalin e saj në shtëpi. Ajo paralajmëroi qeverinë se “rrugët do të digjen” nëse qeveria “e humbë këtë mundësi”.

“Nuk mund të luash me jetët e njerëzve kështu”, shtoi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re