Në fund të ditës, pas punës dhe obligimeve ditore, të gjithë përfundojmë të lodhur në shtëpitë tona. Kjo ndodh sepse kemi shpenzuar të gjitha rezervat e energjisë.
Por nëse doni të mbani një peshë ideale dhe dëshironi të keni energji të mjaftueshme gjatë gjithë ditës, ju rekomandojmë që të zgjidhni fruta të shëndetshme për darkë në vend të ushqimeve me vaj.
Mos harroni se darka nuk duhet të konsumohet më vonë se në orën 20:00.
Më poshtë është një listë me fruta që do t’iu japin energji, kk
Bananet

Çdo trajner sportiv do t’iu inkurajojë të hani banane për të rritur nivelet e energjisë para stërvitjes.
Bananet janë një burim i mirë i karbohidrateve dhe mbeten në krye të kësaj liste të frutave që rrisin nivelin e energjisë.
Shalqiri

Ky frut është freskues dhe përmban vitaminë C. Përmbajtja e ujit në shalqi është si një “oazë në shkretëtirë” dhe ju ndihmon të qëndroni të hidratuar.
Mollët

Mollët janë një burim i madh i energjisë, plus ato përmbajnë vitaminë B dhe C dhe kalium dhe ju japin energji të mjaftueshme për gjatë tërë ditës.
Portokajt

Portokalli është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe energjisë. Përveç kësaj, portokajt përmbajnë fosfor, minerale dhe fibra për funksionimin e shëndetshëm të trupit tuaj.
Papaja

Papaja është një frut shumë i mirë pasi përmirëson imunitetin, jep energji dhe siguron përfitime anti-inflamatore.
Mango

Mango është “MBRETI” i frutave. Është i pasur me vitamina B dhe C, kalcium, kalium, zink dhe proteina.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re