Skip to content

“Hap dyert, unë dua zbres”. Tensione gjatë një fluturimi: Gruaja kërkon ndalimin e avionit, ekuipazhi e lidh dhe ja mbyll gojën me …

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë fluturimit të një avioni të “American Airlines”. Në mes të fluturimit, një grua duke bërtitur kërkonte të zbriste nga avioni.

Avioni ishte nisur nga aeroporti i Dallasit për në Charlotte. Ndërkohë, që  kishin bërë vetëm gjysmën e udhëtimit dhe ndodheshin në ajër, pasagjerja bërtiste dhe kërkonte nga stafi që të hapeshin dyert, pasi dëshironte të zbriste.

“Ti ti … Hap dyert … Unë dua të zbres,” dëgjohet të bërtasë ajo,  ndërsa përplas dyert e daljes.

Më pas, ekuipazhi ndërhyri dhe për ta qetësuar e lidhën në sedilje dhe i vendosën ngjitës në gojë, në mënyrë që të mos ngrihej nga vendi dhe të mos i dëgjohej gjithashtu edhe zëri.

Videoja e postuar në mediat sociale ku gruaja shihet e lidhur nuk është e rreme, siç konfirmoi nga American Airlines.

Me britmat e saj, ajo shqetësoi pasagjerët e tjerë. Fluturimi dy orësh i 6 korrikut nga Dallas-Fort Ëorth për në Charlotte u vonua të paktën tre orë.

Srebrenica, serbët, sllavët, dhe ‘standardet e shumëfishta’ të një ‘sistemi satanik’!
Nga Sali Shasivari Tashmë po bëhen gati 30 vite që nga fillimi i sagës së fundit tragjike ballkanike, si dhe fillimit të golgotës së përgjakur të fund shekullit të kaluar ndaj popullit autokton dhe të pafajshëm musliman boshnjak…! Po ashtu, gjatë këtyre ditëve mbushen plotë 26 vite nga masakra më famëkeqe në Evropën e pas…