Drejtori i grupit ballkanik për politika në Prishtinë, Naim Rashiti në një intervistë për Panorama TV ka komentuar draftin e propozuar nga kryeministri Edi Rama, ku tha se kjo ‘lëvizje’ e kreut të shtetit ka qenë një hap i panevojshëm në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Rashiti tha se ajo që duhet të bëjë qeveria shqiptare është që të ofrojë mbështetje Kosovës dhe t’i ofrojë kësaj të fundit ekspertë më të mirë ndërkombëtarë në lidhje me draftin e asociacionin për 4 komunat në Veri.

Sakaq shtoi se Shqipëria mund jetë ndërmjetësuese mes vendeve që ende nuk e njohin Kosovën si shtet dhe ta ofronte atë në familjen europiane.

Pjesë nga biseda:

“Gjithë procesi i dialogut është më i kompletuar, është një hap i panevojshëm drafti i kryeministrit Rama. Ky proces i dialogut, ka të bëjë vetëm me Kosovën dhe Serbinë nuk lidhet me asnjë vend të rajonit. Ka të bëjë me faktin që Edi Rama me të drejtë, nuk e njeh mirë thelbin e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, është mekanizëm që elitat në Kosovë kanë dashur ti devijojnë”.

Keni dijeni mbi përmbajtjen e draftit?

Jo, por vetëm në atë që kam parë në Twitter, nëse është ashtu drafti kërkon një lloj asambleje, ku institucionet e Kosovës ka dëshiruar me shumë ngulm që ti ikë. Praktikisht është në momentin më të gabuar, krahas problemeve që po ndodhin, për të dënuar dialogun.

A duhet të ishte konsultuar me Albin Kurtin?

Mënyra më e mirë që kryeministri Rama do i ndihmonte Kosovës, është që të mobilizonte sa më shumë mbështetje ndërkombëtare në procesin e sigurisë, të ndihmojë me vendet mosnjohëse, dhe nëse ka ide duhej që Shqipëria të thërriste ekspertët më të mirë ndërkombëtarë që ti afroheshin Kosovës mbi dialogun, jo të dalë me propozimet e veta. Në pamje duket ide e mirë, por në thelb nuk gjeneron mbështetje për procesin e dialogut.

Ka qenë e pakët mbështetja e Shqipërisë për integrimin e Kosovës në familjen europiane?

Shqipëria mund të bëjë me shumë ndaj vendeve të tjera, që mos të jenë kaq me ngulm ndaj Kosovës dhe të ofrojnë më shumë mbështetje. Në praktikë, në thelbin e dialogut, Tirana duhet të gjejë një formë mbështetje buxhetimi, duke marrë ekspertët më të mirë ndërkombëtarë për asociacionin dhe jo ta dizenjonte vetë atë.

Asociacioni duhet të formohej që në 2015-tën,  është i paanashkalueshëm, sa më shpejt të bëhet aq më lehtë do e ketë Kosova. Pengesa më e madhe ka qenë që çdo element dialogu ka bërë element konflikti në Kosovë. Dështimi ndërkombëtar për të avancuar normalizimin mes Kosovës e Serbisë, pas marrëveshjes së OHRIT Serbia e ka bërë të qartë që nuk do të implementojë shumicën e marrëveshjes. I gjithë faktori ndërkombëtar e ka çuar vëmendjen nga procesi i normalizimit mes dy vendeve dhe menaxhimin në Veri dhe ndarjen.

 

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re