Noka: Mos kujtoni se duke bërë këtu teatër me kukulla ju do të shmangi përgjegjësinë e kryeministrit, nuk ka gjë më kriminale se deklarata e Ramës. Këto përrallat me rezoluta të përbashkëta shitjani tjetërkujt, ju shansin e keni zero të guxoni të dënonin Vuçiçin, sepse është padroni i sulltanit të Surrelit. A mund të thuhet se Kosova është tokë e askujt, e kujt është juve që jeni nga ana e majtë, për përfaqësoni interesa antishqiptare apo jeni zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë.

Spiropali thotë që nuk është çështje politike as e brendshme dhe as e jashtme.

Kthejeni rendin e ditës aty ku i dhemb çdo shqiptari dhe jo atje ku ju dhemb ju e kukullave tuaja.

Nikolla: Etikë në sallë dhe respekt ndaj medias, nuk rri dot pa reaguar nëse shoh një veprim të tillë.

Noka: Ti maksimumi sheh deri tek pengjet sheh, jo më larg. Hap mikrofonin.

Nikolla: S’ka nevojë të hap mikrofonin. Sytë e mi me gjithë gjyzlykë shohin shumë.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re