Një histori e rrallë ka ndodhur me dy shqiptarë që fluturonin drejt Amerikës, aq sa kanë habitur autoritetet dhe mediat amerikane.

Autoritetet doganore të Aeroportit të Filadelfias në SHBA, përmes një qeni detektor zbuluan 14 kg produkte ushqimore, të ndaluara, brenda në valixhen e dy shqiptarëve.

Ngjarja ndodhi me 16 dhjetor të vitit 2019, por sot u bë publike. Në valixhen e dy udhëtarëve shqiptarë, emrat e të cilëve nuk u bënë publikë, raportohet se u gjetën mes të tjerash mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc si dhe gështenja.

Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.

Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë dy shqiptarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re