Koktejet “milkshake” janë shumë të thjeshtë për t’u përgatitur, shumë freskues dhe mund të pihen kudo; në plazh ose në shtëpi. Mjafton ta lexoni një herë një recetë dhe e mësoni. Ka vetëm dy veprime: përzierjen e përbërësve dhe tundjen e tyre në mikser. Ato janë shumë të dashura për fëmijët. Përbërja e tyre kremoze dhe akullorja bëjnë që të jetë ndër koktejet e vetëm që mund t’i lejoni fëmijës suaj. Për më tepër përmbajnë dhe vitamina si rezultat i frutave që kanë.Këtë verë duhet të mësoni t’i përgatisni vetë dhe pse jo, edhe t’ua shërbeni miqve tuaj.

“Milkshake” me bananeKjo është receta më e thjeshtë, ndaj po e nisim me këtë. Edhe një fëmijë mund të mësojë ta bëjë vetë. Është e shijshme, freskuese dhe plot vitamina.Çfarë ju nevojitet?-2 gota qumësht-1 banane e ndarë përgjysmë-4 kuba akulli-gjysmë gote sheqerSi bëhet?Hidhini të gjitha në mikser.Përziejini ose tundini për 30 sekonda.Pastaj hidheni të gjithë përbërjen në gota.Është gati për t’u pirë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re