Skip to content

“Hape krahun ere”, efektivi në Laç tenton të ndalojë të riun me makinë, djali: Ik se jam LIVE, do shkoj deri te kthesa dhe erdha

f2760255 8289 4f84 a4ad a1d28bc09a42

LAÇ– Një efektiv policie ka tentuar të ndalojë një person që po udhëtonte me makinë në Laç. Ai i kërkon që të hapë krahun, ndërsa djali që ndodhet brenda në mjet, i kthehet policit dhe i thotë ta lërë të shkojë sepse është edhe LIVE.

Pavarësisht këmbënguljes së efektivit, djali nuk ndalon dhe i thotë që do kthehet sërish, sa të shkojë deri tek një kthesë. Videoja është publikuar nga JOQ.

Pjesë nga biseda:

Djali: Hajt se jam LIVE po ik.

Polici: Hape krahun

Djali: Ik pra se jam live.

Polici: Ore do e hapësh a jo

Djali: Jam t’u ik deri në kryqëzim të Drizës dhe erdha. Hapu se deri aty jam tek kryqëzimi. Jam live thashë. Mka thirr roja, aty dhe erdha.

Polici: Ik se nuk shkoj dot më anej. Ik

(f.m/dosja.al)