17 maj /ATSH – I. Vata/ KAS shqyrtoi sot kërkesat ankimore të LSI dhe PD lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun Berat dhe vendosi të hapen kutitë me materialet zgjedhore. Për hapjen e 24 kutive janë ngritur 6 grupe numërimi.

KAS do të vendosë në fund të shqyrtimit të 24 qendrave të votimit që ka kërkuar LSI nëse do të shpallë pavlefshmëri në këtë qark apo jo dhe më pas do të vendosë nëse do të ketë rivotim apo rinumërim të votave për qarkun e Beratit.

Hapja e kutive po realizohet për të marrë në cilësinë e provës së materialeve zgjedhore procesverbalet e votimit, raportin e pajisjes së identifikimit elektronik, regjistrin e zgjedhësve me nënshkrimet.

Në proces janë përfshirë: QV 3446, QV 3431, QV 3445, QV 3318, QV 3275, QV 3270, QV 3287, QV 3307, QV 3472, QV 3473, QV 3482, QV 3325, QV 3456, QV 3440, QV 3330, QV 3220, QV 3433, QV 3328, QV 3429/1, QV 3518, QV 351, QV 3501, QV 3416.

Të pranishëm në shqyrtim  janë anëtarët e KAS, grupet e numërimit, gazetarët dhe operatorët.

Administrata e KQZ ka përfunduar shqyrtimin e materialeve zgjedhore për 12 kuti nga 24 në total në qarkun e Beratit për të gjetur parregullsi me kërkesë të LSI-së.

Rezulton se në disa prej kutive nuk korrespondon numri i votuesve të shënuar në procesverbal me numrin e kuponëve të prerë nga pajisja e identifikimit biometrik.  Ndërkohë pritet që KQZ të bëjë në fund një përmbledhje.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ pranoi vetëm 1 nga 2 ankimimet e LSI dhe e rrëzoi atë të PD-së për rezultatin që u prodhua në zgjedhjet e 25 Prillit në qarkun Berat./j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re