Njoftimi i plotë: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1 korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

Vazhdon të kërkohet: PLF, PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).

Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë:

Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)
Qafbotë: 250 vetë (08:00 me 16:00)
Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re