Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njoftoi hapjen e Thirrjes së 8-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor.

Aplikimet për 1579 pozicione të lira pune në institucionet e administratës shtetërore, shoqëri tregtare dhe OJF, do të jenë të hapura deri më 30 Qershor. Për të aplikuar duhet vetëm një CB dhe letër motivimi.

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë:

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me ftesën për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, për të aplikuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Thirrjen VIII, për 1597 pozicione të lira në institucionet e administratës shtetërore, shoqëri tregtare dhe OJF, ju uroj një javë të mbarë. Apliko të bëhesh pjesë e praktikës 3-mujore në https://praktika.riniafemijet.gov.al“, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re